Hulio Cesar, Marinjo de Mello është futbollisti brazilian që do t’i bashkohet skuadrës kombëtare të futsallës në përgatitjet e saj në Prishtinë.
Braziliani është pajisur me pasaportë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për kombëtaren e futbollit.
Futbollisti 27-vjeçari ka pranuar të luajë me ngjyrat e Shqipërisë në këtë kompeticion ndërkombëtar shumë të rëndësishëm, për vetë hovin e kësaj skuadre që pas kualifikimit nga turi paraeleminator në Varna, ku fitoi me skuadra si Anglia e Bullgaria.
Artikuj të ngjashëm