Përzgjedhësi i ri i Shqipërisë, italiani Rolando Maran, e ka vlerësuar ekipin “kuqezi” me potencial të lartë dhe ka theksuar se është i entuziazmuar që e ka nisur punën. Marin e zëvendësoi brazilianin Sylvinho, ndërsa të mërkurën ka dhënë intervistë të gjatë për “FSHF TV”.
Maran ka thënë se para se ta firmoste kontratën ka pasur bisedë me ish-përzgjedhësin Gianni De Biasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria me De Biasin e siguroi paraqitjen në “Euro 2016” në Francë.
62-vjeçari Maran, i cili ka punuar te Cittadella, Brescia, Bari, Triestina, Vincenza, Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa e Pisa, ka thënë se dëshiron të instalojë në skuadër lojën agresive, me personalitet e mentalitet fituesi.
“Duhet të jemi skuadër që hyn në fushë sepse dëshiron të tregojë se është më e fortë se kundërshtari. Kur hyjmë në fushë me këtë mendësi, duke dhënë zemrën dhe duke u djersitur, mund të dalim gjithmonë nga fusha me kokën lart. Rezultati shpesh përcaktohet nga shumë gjëra, por kjo nuk duhet të mungojë kurrë: dëshira për t’u treguar më të zotë se të tjerët”, deklaroi Maran.
Maran theksoi se paraqitja në dy Kampionate Evropiane, ka krijuar standard për paraqitje në ngjarje të mëdha. Por ka shtuar se niveli i paraqitjeve duhet të rritet edhe më shumë.