Është pritur 45 minuta për të filluar çereku i tretë mes KB Rahovecit dhe KB Trepçës, që po zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” dhe i takon xhiros së 21-të. Arsyeja e kësaj vonese ishin hedhjet e tifozëve vendas në drejtim të ekipit mysafir.
Kjo situatë ndodhi me të përfunduar çereku i dytë, të cilin e përfundoi Rahoveci me epërsi prej katër pikëve (43:39).
Çereku i tretë tashmë ka filluar dhe tifozët vendas ende janë të irrituar ndaj ekipit mysafir, të cilin po e vërshëllejnë vazhdimisht.