Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celticu fiton derbin ndaj Rangersit

Celticu e ka fituar derbin e Skocisë. Celticu të shtunën mposhti Rangersin me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit të Skocisë.

Dy gola në fitoren e Celticut i shënoi Kyogo Furuhashi. Ai të pari ne shënoi në minutën e 26-të, kurse të dytin në minutën e 62-të. Jota shënoi golin e fitores për Celticun. Ai shënoi në minutën e 73-të.

Për Rangersin dy golat i shënoi James Tavernier, në minutat 45-të dhe 79-të.

Me këtë fitore, Celticu është forcuar në krye të tabelës me 88 pikë, kurse Rangersi mbetet në vendin e dytë me 76 pikë.

Artikuj të ngjashëm