Sport

Celta Vigo e Ajax fitojnë përballjet e para çerekfinale

Celta Vigo ka arritur të mposhtë Genkun në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Spanjë.

Spanjollët fituan përballjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës me rezultat 3 me 2, transmeton Koha.net.

Sisto, Aspas e Guidetti shënuan në radhët e Celta Vigos, kurse për Genkun shënuan Boetius e Buffel.

Në ndeshjen tjetër Ajaxi fitoi me rezultat të pastër 2 me 0 ndaj Schalkes.

Fitoren vendasve iu siguroi Klaassen duke shënuar dy gola në minutat 23 dhe 52.

Pas një jave zhvillohen ndeshjet e kthimit, me ç’rast do të mësohen edhe gjysmëfinalistët.