Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohen tre çerekfinalistët e parë të Ligës së Evropës

Besiktas, Genk, e Celta Vigo janë tri ekipet e para që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Besiktasi e eliminoi Olimpiakosin duke e mposhtur sonte në “Vodafone Arena” me rezultat 4-1, derisa ndeshja e parë kishte pëfunduar 1-1, raporton Koha.net.

Kurse duelin e ekipeve belge, Genk – Gent e fitoi Genk, që nga dy përballjet fitoi me rezultat 6-3. Takimi i sotëm kishte përfunduar 1-1.

Celta Vigo ka fituar dy përballjet ndaj Krasnodarit, sonte fitoi 0-2, derisa përballjen e parë e kishte fituar 1-2.

Artikuj të ngjashëm