Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka vizituar Prizrenin pak orë pasi skuadra e tij Swansea City u mposht nga ish-skuadra e yllit kosovar, Manchester City në çerekfinale të FA Cup.
Kosovari shënoi për Swansean, por skuadra e tij u mposht 2 me 3.
Vetëm një ditë pas, ai është në Kosovë ku është ftuar për dy ndeshjet e Kosovës në futboll ndaj Danimarkës në miqësore dhe Bullgarisë në kualifikimet për Euro 2020.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij fotografi dhe video nga Prizreni.
