Mesfushori Bersant Celina luajti për 90 minuta me ekipin U23 të Ipswichit kundër Sheffield Unitedit edhe pse nuk u ftua për Kosovën në dy ndeshjet kualifikuese për “arsye shëndetësore”.
Të martën [dje] ai luajti për ekipin anglez, por mungoi në stërvitjet e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet kundër Kroacisë e Finlandës, transmeton Koha.net.
Celina kishte kërkuar nga FFK-ja që të mos ftohej në përfaqësuese për shkak të një virusi, i cili nuk e ndali që të paraqitet për klubin anglez.
FULL-TIME | Town U23s 3 @SUFC_tweets 2.
— Ipswich Town FC (@Official_ITFC) August 29, 2017
Celina's late penalty miss not crucial as #itfc hold on for all three points. pic.twitter.com/Kqs0buQ5Q9