Ylli kosovar Bersant Celina është përzgjedhur ndër pesë futbollistët më të mirë në mesin e të huazuarve nga gjiganti Manchester City.
Celina sivjet ishte pjesë e Twentes dhe, sipas “Squawka”, reprezentuesi i Kosovës ka shkëlqyer në Holandë dhe është ndër pesë më të mirët nga 37 futbollistë sa i ka huazuar ekipi i Pep Guardiolas sivjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosovari ka qenë në formë të mirë për Twenten, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar pesë herë në 27 paraqitje në Eredivisie. Ai është i dyti në skuadër për krijimin e shanseve këtë sezon me 42 raste të krijuara për gol”, shkruhet në përshkrimin e “Squawkas”.
Në këtë listë është edhe mesfushori tjetër kosovar, Sinan Bytyqi që pati vetëm katër paraqitje për Go Ahead Eagles në Holandë për shkak të lëndimit të pësuar. Ai renditet i 33-i.