Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina dëshiron të dëshmohet para Guardiolës

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina e ka veç një synim: T’i tregojë aftësitë e tij para syve të menaxherit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Si krejt të rinjtë e akademisë, 20-vjeçari nga Kosova e ka të vështirë të zë një vend në ekipin e parë të Cityt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për Daily Mail, Celina që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Twente në Holandë, është i sigurt se edhe këtë sezon do të zhvillojë ndeshje me një tjetër ekip, transmeton Koha.net.

Destinacioni i tij i radhës do të jetë Ipswich Town që bën gara në Championship. Ai dëshiron që me lojëra të mira te Ipswichi ta bind Guardiolën që ta kthejë te City.

Është e vështirë ta pranosh kur e sheh që klubi shpenzon miliona në lojtarë të rinj”, ka thënë Celina për Daily Mail.

“Por Manchester City është klub i madh dhe dëshiron transferimin e lojtarëve më të mirë në botë. Ambicia ime është që të bëjë karrierë te City. Dua të luajë në Premier Ligë për Cityn”, ka shtuar ai.

“Edhe nëse klubi vendos për shitjen time, unë do të luftojë që ata të më blejnë prapë. Kjo është ajo që dua”, ka thënë veç të tjerash Celina.