Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina mund të luajë për shpresat kundër Norvegjisë

Nëse dikush në Norvegji mund të ketë dyshuar në aftësitë e Bersant Celinës, do të mundë të bindet për to më 12 qershor në "Marienlyst Stadion" në qytetin norvegjez Drammen, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse Celina është lojtar i rëndësishëm i Përfaqësueses A të Kosovës, ai pritet që më 12 qershor të luajë për Përfaqësuesen shpresa (U-21) të Kosovës që përballet me Norvegjinë në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2019.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesja A e Kosovës luan më 11 qershor ndaj Turqisë në Shkodër. Përzgjedhësi i Përfaqësueses A, Albert Bunjaki, dhe përzgjedhësi i shpresave, Rafet Prekazi, ende nuk i kanë bërë publike listat me emrat e lojtarëve për ndeshjet e radhës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.