Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës U21, Bersant Celina beson se Kosova do të marr rezultat të favorshëm në duel me Norvegjinë.
Norvegjia dhe Kosova do të ndeshen të hënën në kuadër të eliminatorëve për Euro 2019. Në stërvitjen e fundit përfaqësues sonë i është bashkuar edhe Bersant Celina, derisa angazhimi dhe përkushtimi i futbollistëve ka qenë maksimal.
Anëtari i Manchester Cityt thotë se Kosova ka një grup mjaft të mirë të futbollistëve. Celina është i bindur se Kosova do t’i gëzohet fitores kundër Norvegjisë, transmeton kp.
“Kjo ishte stërvitja ime e parë me këtë grup të futbollistëve dhe jam shumë i kënaqur me atë çfarë ata treguan. Vërtet është një grup i futbollistëve të talentuar dhe bashkëpunues. Me një fjalë janë fenomenal, prandaj besoj se të hënën do t’i gëzohemi fitores”, tha ai.
-
Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor
-
Celina kthehet në shtëpi me synimin për të mposhtur bashkëlojtarët e dikurshëm
-
Celina mund të luajë për shpresat kundër Norvegjisë
-
Kosova kërkon fitore ndaj Norvegjisë për të dëshmuar se është gati
-
Hyseni e Abdullahu shpresojnë paraqitje të mirë ndaj Norvegjisë