Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina kthehet në shtëpi me synimin për të mposhtur bashkëlojtarët e dikurshëm

Ka shumë faktorë që ndikojnë që Bersant Celina të jetë optimist para ndeshjes që Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll e luan të hënën (sot) nga ora 19:00 ndaj U-21 të Norvegjisë.

Celina vetëm, të shtunën, ka zhvilluar stërvitjen e parë me Kosovën, por ka gjetur një grup futbollistësh të talentuar dhe bashkëpunues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pos që është i kënaqur me bashkëlojtarët e rinj, Celina do të kthehet në fushën e stadiumit, ku ka kaluar orë të tëra, për vite të tëra, duke u përgatitur për të prekur nivelet e larta të futbollit profesionist. Ai është kthyer në shtëpi, në Drammen të Norvegjisë, por këtë herë do të luajë kundër ish-bashkëlojtarëve të dikurshëm.

Do të luajë kundër Martin Odegaardit dhe Iver Fossumit, me të cilët ka zhvilluar rregullisht stërvitje shtesë në Drammen, përkatësisht në stadiumin “Marienlyst”. Në këtë stadium, U-21 e Norvegjisë e pret Kosovën në kuadër të Grupit 5 të eliminatoreve për “Euro 2019” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.