Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina asiston për Dijonin

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka asistuar golin e epërsisë për Dijonin në ndeshjen ndaj Montpellierit që po e luan në udhëtim sot në Ligue 1 të Francës.

Pas 30 minutave Dijoni po kryeson 1:0. Celina asistoi në golin e shënuar nga Senou Coulibaly në minutën e 5-të, në ndeshjen e xhiros së 24-të të Ligue 1.