Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina asiston dy gola në barazimin e Dijonit

Ylli i Kosovës, Bersant Celina, ka asistuar dy gola në barazimin 2:2 të Dijonit sot me Montpellierin. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligue 1.

Celina e asistoi golin e parë të Dijonit në minutën e 8-të. Golin e dytë e asistoi në minutën e 60-të. Ai luajti 61 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.