Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e Celinës drejt kategorisë së dytë franceze

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina ka luajtur në pjesën e dytë për Dijonin që pësoi një humbje tjetër në Ligue 1 të Francës. Të dielën Dijoni pësoi 2:1 nga Lensi.

Celina zëvendësoi në fillim të pjesës së dytë Jordan Marien, kur rezultati ishte 1:1. Dijoni pranoi gol në minutën e 64-t, ndërsa mbeti me një lojtar më pak në minutën e 74-t.

Dijoni i Celinës po rrëshqet drejt kategorisë së dytë franceze. Pas xhiros së 26-të është në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë