Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çekia me një skuadër të improvizuar për ndeshjen ndaj Skocisë

Çekia ka emëruar të dielën një skuadër të improvizuar të përbërë nga fytyra të reja dhe lojtarë me përvojë për ndeshjen e të hënës në Ligën e Kombeve kundër Skocisë, pasi lojtarët e skuadrës që mposhti Sllovakinë të premten u goditën nga koronavirusi.

Çekia fillimisht mendoi të anulonte ndeshjen me Skocinë, pasi edhe anëtari i dytë në skuadrën e grumbulluar ndaj Sllovakisë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mirëpo, pas diskutimeve me UEFA-në, vendosi të grumbullojë një skuadër të re për ndeshjen ndaj Skocisë.

Ndeshja do të luhet në qytetin Olomuc pa shikues.

Skuadra e re përbëhet nga lojtarë nga klubet çeke, ku për shumicën do të jetë ndeshja e parë me përfaqësuese. Tre nga ta janë 17-vjeçar.

Po ashtu është ftuar edhe mbrojtësi 36-vjeçar Roman Hubnik, që së fundi ka luajtur me përfaqësuese në vitin 2016, dhe sulmuesi Stanislav Tecl, që i ka pesë ndeshje me përfaqësuese.

Edhe Çekia shpall listën finale menjëherë pas ndeshjes me Kosovën Botërori 2026 Çekia shpall listën finale menjëherë pas ndeshjes me Kosovën

Skuadrën do ta drejtojë trajneri i U-18 të Çekisë, David Holoubek.

Gjithë lojtarët e rinj kanë rezultuar negativë në testet për COVID-19, ka thënë zëdhënësi i federatës.

Çekia mposhti 3:1 Sllovakinë në ndeshjen e të premtes në Ligën e Kombeve.