Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cech një muaj jashtë fushës

Trajneri Unai Emery nuk do të mund të llogarisë në portierin e parë të skuadrës, Petr Cech.

Arsenali ka marrë një lajm jo të mirë nga stafi mjekësor i klubit klubit pasi portieri Petr Cech do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një muaj.

Ish-reprezentuesi i Çekisë u lëndua në ndeshjen që Arsenal zhvilloi në fundjavë ndaj Watford.

Cech nuk është lojtari i vetën që do t’i mungojë Arsenalit, pasi pak kohë më parë u lëndua edhe Laurent Koscielny i cili pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje, transmeton kp.

Kujtojmë që skuadra e Arsenalit ndodhet në vendin e pestë në kampionat me 15 pikë të grumbulluara në shtatë javët e para.

Artikuj të ngjashëm