Edinson Cavani është bërë golashënuesi më i mirë në histori të PSG-së, pas golit të shënuar në përballjen e sotme ndaj Montpellierit.
Ky ishte goli i tij i 157 në fanellën e PSG-së, që e bën atë golashënuesin më të mirë të klubit me një gol më tepër se Zlatan Ibrahimoviq, transmeton Koha.net.
Ishte Adrien Rabiot që asistoi për golin e 27 të Cavanit në këtë edicion në 31 paraqitje.
Në festimin e golit Cavani e heq fanellën për t’iu hedhur tifozëve në tribuna. Dhe para se të ndëshkohej me karton të verdhë gjyqtari i takimit e uron duke ia dhënë dorën.
Edinson Cavani's record goal for PSG wasn't one of his all-time best, but his celebration was an absolute epic! ??? pic.twitter.com/AerMk1HjQ0
— Goal (@goal) January 27, 2018
Artikuj të ngjashëm