Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani është bërë futbollisti i parë që ka arritur shifrën e 200 golave me fanellën e Paris Saint-Germainit.
Cavani realizoi gol në minutën e 25-të të ndeshjes që Parisi po e luan në Ligue 1 me Bordeauxin. Ky ishte goli i 200-të i tij me fanellën e klubit kryeqytetas francez.
Ai ka arritur 200 gola për 298 ndeshje. Nga 200 gola, 138 i ka shënuar në Ligue 1, 30 në Ligën e Kampionëve dhe 32 në kupa të Francës.
Parisi është duke barazuar 2:2 me Bordeauxin pas pjesës së parë, në ndeshjen që i takon xhiros së 26-të të Ligue 1 të Francës.
Artikuj të ngjashëm