Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kylian Mbappe në histori të PSG-së

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, është futur në historinë e Paris Saint-Germainit me golin e realizuar të shtunën mbrëma ndaj Nantesit në Ligue 1.

Me golin e realizuar në fitoren 4:2 të shtunën, Mbappe ka arritur në kuotën e 201 golave për klubin parisien duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

24-vjeçari arriti golin e 201-të në ndeshjen e 247-të.

Rekordin e mbante Edinson Cavani me 200 gola të realizuar.

Artikuj të ngjashëm