Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Ligue 1.
Uruguaiani ka shënuar 35 gola në ligë në po aq paraqitje këtë sezon.
Trajneri më i mirë u zgjodh Leonardo Jardim, ndërsa ylli i Monacos Kylian Mbappe u shpall futbollisti më i mirë i ri.
Mesfushori i Chelseat, Ngolo Kante, është zgjedhur futbollisti francez më i mirë në ligat e huaja.