Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casillas bastiset nga autoritetet tatimore të Portugalisë

Portieri spanjoll Iker Casillas ka qenë një nga shumë futbollistë, shtëpitë e të cilëve janë bastisur nga autoritetet portugeze në mëngjesin e të mërkurës, në lidhje me hetimet për evazion fiskal.

“Në mëngjes, autoritetet tatimore portugeze erdhën në shtëpinë time në Porto. Siç bënë0 në shtëpitë e 76 lojtarëve tjerë dhe klubeve. Unë isha plotësisht në dispozicion të tyre. Transparenca është një nga parimet e mia”, ka shkruar Casillas në rrjetet sociale, transmeton Koha.net.

Ish-portieri i Real Madridit dhe kandidati për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, ka thënë se nuk është i shqetësuar në lidhje me hetimet që po bëhen ndaj tij.

Operacioni i autoriteteve portugeze është fokusuar te veprimet e marra nga lojtarë dhe zyrtarë për evitimin e pagimit të taksave.