Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casemiro mund të mungojë ndaj Cityt në Champions

Mesfushori Casemiro është një dyshim për përballjen e Real Madridit me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu raporton “Mundo Deportivo”, që pohon se braziliani pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë të hënën.

Casemiro u rikthye në palestër të premten dhe ka katër ditë për t'u përgatitur për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions kundër kampionit në fuqi të Premier Leagues.

Braziliani ka luajtur 89.5% të minutave të Real Madridit në La Liga dhe Champions League këtë edicion