Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casemiro me kontratë të re te Real Madridi

Foto: Reuters

Braziliani Casemiro ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të firmosur kontratë të re.

Me kontratën e re, që do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, Casemiro do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2023, ka njoftuar të martën gazeta “Marca”.

Casemiro është pjesë e Realit prej vitit 2015 kur u transferua nga Porto dhe ka pasur kontratë deri në vitin 2021, transmeton Koha Ditore. Ai këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Edicionin e shkuar, Reali pati refuzuar oferta deri në 80 milionë euro për të. Ai ka edhe 44 ndeshje e tri gola me Përfaqësuesen e Brazilit.

Artikuj të ngjashëm