Raportohet se Real Madridi është shumë pranë transferimit të talentit francez.
Kylian Mbappe pritet të veshë fanellën e Realit, pasi që klubi madrilen është i gatshëm t’i paguajë Monacos 180 milionë euro për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse e vlerëson lartë 19-vjeçarin, mesfushori i Realit, Casemiro mendon se skuadra ka një sulm shumë të fortë dhe nuk i duhet askush tjetër.
“Të gjithë e dimë se ai është një lojtar fantastik”, ka thënë braziliani.
“Megjithatë ne kemi BBC (Bale, Benzema dhe Ronaldo), të cilët janë më të mirët në botë”, ka theksuar Casemiro, duke bërë me dije se preferon të luajë me treshen aktuale të sulmit, transmeton kp.
Në ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime të reja për transferimin e Mbappes nga Monaco.