Sport

Casemiro, dëshirë e Juventusit

Foto: Reuters

Juventusi është në kërkim të një mesfushori të ri. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit italian po synojnë transferimin e Casemiros nga Real Madridi.

Madje thuhet se edhe ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo ka biseduar me lojtarin për ta bindur të transferohet në Torino.

Casemiro është një ndër lojtarët kryesorë te madrilenët, me të cilët u shpall edhe kampion në La Liga.

28-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2023.