Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carvajali me kontratë të re te Reali

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal, do të mbetet edhe për një kohë të gjatë pjesë e Real Madridit.

Mediumet spanjolle kanë shkruar të premten se Carvajal tashmë ka arritur marrëveshje me klubin për kontratën e re që pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji, transmeton KOHA.

Me kontratën e re, Carvajal do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2024. 28-vjeçari aktualisht është i lënduar, kurse këtë edicion ka një asistim në tri paraqitje në La Liga.

Carvajal është pjesë e Real Madridit prej vitit 2013, kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm