Ylli i Atletico Madridit, Yannick Carrasco është lënduar në humbjen e mbrëmshme ndaj Villarrealit dhe mund të mungoj në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Trajneri Diego Simeone nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e sulmuesit belg, Yannick Ferreira Carrasco për dy javë sipas mediave spanjolle.
Carrasco pësoi një lëndim në krahun e djathtë dhe është larguar nga fusha mes shumë dhimbjeve, transmeton kp.
Ai do të mungojë në dy sfidat e radhës në La Liga, por dhe në duelin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit që do të luhet në Santiago Bernabeu.
Artikuj të ngjashëm