Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Capello, trajner në Kinë

Ish-seleksionuesi i Anglisë, Fabio Capello, është emëruar trajner i skuadrës së Superligës së Kinës, Jiangsu Suning, ka njoftuar klubi në mediat sociale të dielën.

Capello do të zëvendësojë Choi Yong-soo, që ka dhënë dorëheqje më herët këtë muaj për t'u kthyer si trajner te skuadra FC Seoul në vendlindjen e tij, në Kore të Jugut, pasi që Jiangsu u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve të Azisë nga ekipi tjetër kinez Shanghai SIPG, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Capello merr drejtimin e Jiangsus me synim për të ngritur skuadrën. Jiangsu zë vendin e 15-të në Superligën e Kinës në futboll që numëron 16 skuadra, ndërsa ka fituar vetëm një herë këtë stinor.

“Ne kemi firmosur kontratë me Fabio Capellon. Ai do të jetë kryetrajneri ynë. Mirë se vjen Fabio!” ka shkruar në komunikatë Jiangsu.

Stinori i tashëm është duke shkuar keq për Jiangsun që edicionin e kaluar përfundoi nënkampion si në Superligën e Kinës ashtu edhe në Kupën e Kinës.

Capello është trajneri i radhës me emër që ka marrë rrugën për në Kinë. Lideri i Superligës së Kinës dhe kampioni në fuqi Guangzhou Evergrande, drejtohet nga trajneri brazilian Luiz Felipe Scolari. Po ashtu, në Kinë drejtojnë skuadra edhe Andre Villas-Boas, Gustavo Poyet e Felix Magath. Ndërsa Marcello Lippi është seleksionues i Kinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.