Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, raportohet se po kërkohet nga Manchester City.
23-vjeçari, që ka kontratë deri në fund të sezonit me “Të Kuqtë”, deri tani nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Can besohet se është në radarin e Juventusit dhe Bayernit dhe atij do t’i lejohet të mbajë negociata për para-kontratë me skuadra evropiane.
“The Mirror” raporton se tani Manchester City është favorit për gjermanin.