Sport

Manchester City favorit për Emre Can

Emre Can mund të refuzojë Juventusin për Manchester Cityn.

Kontrata e gjermanit me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni, dhe ai nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me “Të Kuqtë”, transmeton ksp.

Kjo do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Juventusi nuk e ka fshehur dëshirën që ta sjellë në skuadër 23 vjeçarin, por duket se ai e dëshiron transferimin në “Etihad”.

Sipas The Star, Manchester City është i gatshëm që t’i bëjë atij një ofertë në janar, kur edhe mund të transferohet në skuadrën e Pep Guardiolës.