Skuadra nga La Liga, Real Betis ka njoftuar të martën se ka firmosur kontratë të re me mesfushorin Sergio Canales, i cili është njëri prej lojtarëve kryesor këtë edicion në ekip. Me kontratën e re, Canales do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2026.
Gjithashtu, në kontratën e re është përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh. Canales 30-vjeçar këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 21 ndeshje për Betisin në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Betisit prej vitit 2018 kurse karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi, Valencia, Real Madridi e Racing Santanderi.