Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Campos insiston se PSG-në e pret një sfidë motivuese

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Luis Campos duelin me Bayernin e ka vlerësuar si tejet motivues për ekipin francez. PSG-ja, do të përballet me Bayernin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, në njërën prej dy ndeshjeve më interesante të kësaj faze.

Campos ka thënë se te Parisi do të jenë maksimalisht të motivuar për Bayernin dhe ka shtuar se është optimist që ekipi i tij do të avancojë tutje.

“Është një ndeshje motivuese, pasi të dy skuadrat do të japin 100 për qind nga vetja. Besoj që kemi cilësi dhe mund të luajmë mirë, në fakt jam optimist. Në momentin më të mirë do të përballemi me Bayernin dhe duke pasur parasysh se si po luajmë këtë edicion, jam optimist. Ndonëse, duhet pranuar se në një ndeshje të tillë nuk ka favorit”, ka thënë Campos.