Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu i hapur për t’iu bashkuar Galatasarayt

Hahan Calhanoglu ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e lëvizjes te Galatasaray. Calhanoglu është i grumbulluar me Turqinë për ndeshjet e këtij muaji kualifikuese për kampionatin botëror, ndërsa për një televizion turk me të mbërritur në Stamboll ka thënë se është i hapur për një lëvizje te gjiganti turk.

“Shpresoj të luaj për Galatasarayn në të ardhmen. Pse jo. Kam bërë një tatuazh të luanit sepse bëj tifo për Galatasarayn”, ka thënë 27-vjeçari.

Kontrata e turkut me Milanin skadon në fund të këtij sezoni, por “Rossonerët” janë të bindur se në javët e ardhshme do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Menaxheri i lojtarit është takuar me drejtuesit e skuadrës kuqezi dhe u ka kërkuar rritje page për mesfushorin turk.