Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se Zinedine Zidane do të mbajë punën e tij te “Los Blancos” përkundër që është rritur presioni ndaj tij.
48 vjeçari nuk e ka vendin e sigurt në stolin Madrilen pasi në 11 ndeshje ka mbledhur 20 pikë, me ç’rast mban vendin e katërt në tabelë.
Derisa fitorja e së mërkurës ndaj Borussia Monchengladbachut në Ligën e Kampionëve i siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Mauricio Pochettino është lidhur me marrjen e postit të trajnerit të Realit, megjithatë ashtu nuk mendon Calderoni.
“Ajo çfarë ka bërë deri më tani Pochettino, ai është njëri ndër top trajnerët në botë. Prandaj ai mund të menaxhojë secilin ekip. Jam i sigurt se Zidane do të jetë këtu, mendoj se e meriton. Me siguri për këtë sezon Zidane do të jetë në stol dhe më pas të shohim”, ka thënë Calderon.