Napoli e ka transferuar mesfushorin Jens Cajuste nga skuadra franceze, Stade Reims.
Futbollisti që përfaqëson Suedinë, 24-vjeçari Cajuste, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2028.
Napoli sipas mediave italiane ka paguar rreth 12 milionë euro. Ai është prezantuar të enjten nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Në edicionin e kaluar, Cajuste zhvilloi 31 ndeshje dhe kontribuoi me tri gola.