Drejtori i Napolit, Giovanni Manna, është krenar që Rasmus Hojlund ka zgjedhur napolitanët në afatin kalimtar veror, dhe ka bërë të ditur se transferimi i plotë nga Manchester Unitedi është vetëm “formalitet”. Kështu ka shkruar të mërkurën “Football-Italia”.
Hojlundi iu bashkua Napolit në formë huazimi me të drejtë të blerjes në fund të edicionit.
Në 19 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat, Hojlund ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime.