Cagliari ka mposhtur Interin me rezultat 2 me 1 për t’i dhënë rast Milanit që ta kalojë në tabelë me një fitore të mundshme ndaj Sassuolos të shtunën.
Ceppitteli dhe Pavoletti ishin golashënuesit për vendasit ndërsa për Interin realizoi Lautaro Martinez.
Me këtë humbje Interi mbetet në pozitën e tretë me 47 pikë, dy më shumë se Milani në pozitën e katërt.