Atalanta është befasuar në shtëpi nga Cagliari, duke u mposhtur me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 23-të në Serie A dhe u zhvillua të dielën. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe u mbyll 0:0.
Në minutën e 50-të mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Gaston Pereiro.
Atalanta mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi portieri Juan Musso u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 53-të.
Përkundër kësaj vendasit barazuan rezultatin me Jose Palomino në minutën e 64-t.
Por vetëm katër minuta më vonë ishte sërish Pereiro që shënoi për 2:1 në të mirë të Cagliarit.
Edhe
Milani mposhtet, mbetet jashtë Championsit
Te Atalanta titullar ishte mbrojtësi Berat Gjimshiti.
Pas kësaj humbjeje Atalanta renditet në pozitën e katërt në Serie A me 43 pikë, derisa Cagliari mban vendin e 17-të me 20 sosh.