Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta befason Juventusin

Atalanta ka arritur të befasojë kampionin në fuqi Juventusin, të dielën në shtëpi duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 1:0.

Goli i shënuar në minutën e 87-të nga Ruslan Malinovsky, i mjaftoj skuadrës nga Bergamo të marr tri pikë të mëdha nga ky duel.

Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga trajneri Gian Gasperini tani është në pozitën e tretë me 64 pikë dy më shumë se Juventusi që zhvendoset në vendin e katërt me 62 pikë.

Në këtë takim nga minuta e parë te Atalanta u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Te Juventusi mungoi ylli Cristiano Ronaldo shkaku i një lëndimi në muskul.