Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cadizi ia rrëmben një pikë Barcelonës në “Camp Nou”

Barcelona ishte afër të marrë pikë të plota në ndeshjen kundër Cadizit, megjithatë nuk ia doli.

Një minutë para fundit të ndeshjes, Aleix Fernandez barazoi rezultatin nga penalltia.

Ndërkohë, golin e parë në ndeshje dhe të vetmin për Barcelonën e shënoi Lionel Messi, po ashtu nga penalltia në minutën e 32-të.

Me 47 pikë, Barcelona zë vendin e tretë në renditje. Ndërkaq, Cadizi është në pozitën e 14-të me 25 pikë.