Sport

Barcelona mposht Cadizin

Barcelona është kthyer me fitore në ndeshjen e dytë në La Liga. Të dielën, si vendase mposhti Cadizin me rezultat 2:0.

Goli i parë u realizua në minutën e 82-të nga Pedri, pas asistimit të Gundoganit, ndërsa i dyti pak para fundit, në minutën e 94-të, nga Ferran Torres.

Me këtë fitore, Barcelona renditet e pesta në tabelë, me katër pikë të tubuara. Cadizi në pozitën e 11-të me 3 pikë.

Aktualisht në krye të tabelës është Real Madridi me 6 pikë.