Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqit i ofrohet kontratë e re te Vikingu

Forma e mirë e sulmuesit kosovar, Zymer Bytyqi, ka detyruar drejtuesit e skuadrës së Vikingut që t’i ofrojnë kontratën e re.

Mediumet norvegjeze kanë njoftuar të enjten se Vikingu tashmë ka nisur negociatat me Bytyqin për ta mbajtur edhe për disa vite në radhët e veta. Sulmuesi 24-vjeçar, ka kontratë me Vikingun deri në fund të këtij viti, kurse këtë edicion ka shkëlqyer në kampionatin norvegjez.

Ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 19 paraqitje për Vikingun, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit 2015 nga Salzburgu. Te Vikingu po shpresojnë që Bytyqi ta pranojë ofertën për kontratën e re, pavarësisht interesimit nga skuadrat e tjera brenda dhe jashtë Norvegjisë.