Futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi, mund të jetë i gatshëm për lojë të dielën, ka thënë trajneri i skuadrës së Konyasporit, Ilham Palut.
Bytyqi për herë të fundit me skuadrën e elitës së futbollit të Turqisë luajti më 25 dhjetor. Pësoi lëndim në barazimin 2:2 me Alanyasporin.
Ai në 19 ndeshje të këtij edicioni ka shënuar një gol dhe ka tri asistime.
“Bytyqi me shumë gjasë do të jetë në listën e 21 futbollistëve për ndeshjen kundër Karagumrukut”, ka thënë të enjten trajneri Palut, shkruan “Haber Dairesi”.
Pjesë e Karagumrukut është futbollisti tjetër i Kosovës, Ibrahim Dresheviq.
Artikuj të ngjashëm