Futbollisti kosovar, Zymer Bytyçi, e ka mbyllur me sukses edhe një sezon në kampionatin e Norvegjisë.
Futbollisti i skuadrës Viking, falë paraqitjeve të mira, ka marrë ftesën edhe nga Kombëtarja e Kosovës, për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë, më 14 janar në Katar, raporton Sporti në KTV.
23-vjeçari me skuadrën e tij, arriti që kampionatin ta mbyllë në pozitën e pestë përderisa e fituan edhe Kupën e Norvegjisë.
Sulmuesi anësor këtë sezon me Vikingun, në të gjitha garat, ka arritur të shënojë katër gola dhe katër asistime.