Në njoftimin e Klubit Futbollistik Ferizaj në rrjetin social Facebook, shkruhet se drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa, dhe trajneri Bylbyl Sokoli i kanë mohuar të gjitha spekulimet për një largim të mundshëm të drejtuesit Sokoli.
Marrëveshja e re, sipas tyre, do të arrihet në fillim të javës së ardhshme, transmeton KTV.
Ferizaj ngjitjen në elitën e futbollit të Kosovës e arriti me trajnerin Bylbyl Sokoli, pikërisht në takimin e barazhit kundër Vëllaznimit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3:2 pas penalltive, pasi rezultati pas 120 minutash ishte 0:0.