Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Button zëvendëson Alonson në Monaco Grand Prix

Fernando Alonso nuk do të garojë në Monaco. Piloti spanjoll nuk do të marrë pjesë në pistën e Montecarlos, për shkak se do të jetë i angazhuar në një tjetër garë, në atë të 500 miljeve të Indiannapolis.

Vendim ky që ka habitur jo pak tifozët e tij. Me shumë gjasa në vend të spanjollit nën drejtimin e makinës McLaren do të jetë britaniku Jenson Button, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është e vetmja alternativë serioze për McLarenin, që ka një kontratë me Buttonin si pilot rezervë.

Ish-kampioni i botës në Formula 1 në vitin 2009, ka nënshkruar një marrëveshje vjeshtën e kaluar, më drejtuesit e McLaren, që përmban si detyrim zëvendësimin e pilotit, në çdo moment të kampionatit Formula 1.

Alonso është i pari pilot që ka nevojë për zëvendësues, në një pistë shumë të rëndësishme si ajo e Monacos dhe ku shanset për të fituar pikë janë të mëdha. Në garën e principatës, shpejtësia është element thelbësorë dhe të paktën deri më tani motori Honda i McLarenit ka lënë disi për të dëshiruar. S

ezonin e kaluar në Monaco, Fernando Alonso arrit të pozicionohej në vendin e pestë, por këtë herë ai qe do të kërkojë të një renditje më të mirë do të jetë britaniku, Jenson Button.