Sport

Busquets: Do të punoj shumë për ta fituar vendin e titullarit

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka deklaruar se do të luftojë për të fituar vendin në formacionin e parë.

Barcelona ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Villarealit, por në vikendin e kaluar kundër Granadas, spanjolli ishte lënë në stol.

Spanjolli tha se kjo gjë është normale pasi ka shumë lojtarë që duan të jenë qendërmesfushorë, transmeton kp. 

“Jam mirë. Ka shumë garë për mesfushor qendror. Gara është e mirë sepse na përmirëson. Do të punoj shumë për të fituar vendin”, deklaroi ai.

Busquets foli gjithashtu për lëndimin e yllit të skuadrës, Lionel Messi.

“Është keq pasi është lojtari jonë më i mirë, më i miri në botë. Shpresoj të kthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, përfundoi ai.