Përzgjedhësi i Shqipërisë U21 në futboll, Alban Bushi, ka publikuar të shtunën gjatë ditës listën për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.
Shqipëria U21 do të luajë kundër Andorrës më 7 tetor dhe kundër Sllovenisë më 11 tetor, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023 të kësaj grupmoshe.
Në listën e Bushit janë gjithsej 25 lojtarë, përfshirë edhe Kirsjan Asllanin, Ernest Muçin, Armando Dobrën dhe Dijar Nikqin.
Shqipëria U21 është në Grupin G kualifikues për Evropian. Pozicionohet në vendin e katërt me tri pikë pas dy ndeshjeve, aq sa ka edhe Kosova U21.
Në vendin e fundit është Andorra pa pikë.
Kryeson Republika e Çekisë me gjashtë pikë, Anglia ka tri pikë dhe një ndeshje të zhvilluar. Në vendin e tretë është Sllovenia me tri pikë pas dy xhirove.